“Kosova dhe Finlanda kanë fqinj të paparashikueshëm”, Tuppurainen: Kujdes që Asociacioni të mos jetë instrument i Vuçiqit

by Merita

Deputetja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’duhet të krijojë një strukturë që do t’i shërbente më pas Serbisë si mjet për destabilizimin e Kosovës.

Ajo tha se disa vende europiane kanë presion nga Serbia që ta lidhin anëtarësim e Kosovës në Këshill të Europës me themelimin e Asociacionit.

banner

“Asociacioni ka bazën e vet, por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes që të mos krijojmë një strukturë që do t’i siguronte Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq një instrument për të destabilizuar Kosovën nga brenda”, ka thënë ajo.

Tuppurainen më pas ka nxjerrë një ngjashmëri mes Kosovës dhe Finlandës – fqinjët e paparashikueshëm. Vendi i saj Rusinë, ndërsa Kosova Serbinë.

“Finlanda dhe Kosova janë të dyja vende të vogla me një fqinj të madh dhe historikisht të paparashikueshëm. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e vendit që e konsideron si krahinë të saj dhe ende po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Ka pasur dhunë në zonat veriore me shumicë serbe dhe madje edhe një sulm masiv terrorist në vjeshtë, i përfolur se është i lidhur me Serbinë”.

Ajo tha se në vizitën e saj pa një shembull frymëzues të Kosovës me “kosovarët që po e ndërtojnë kombin e tyre të porsalindur në bazë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht po aplikojnë për vendin e tyre në strukturat euroatlantike. Shteti “Start up” ndër të tjera ka rënë dakord për të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe është në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, edhe pse anëtarësimi në Union nuk duket larg në horizont”./Express

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy