Kusari-Lila: Nuk kemi kërkesë që ta dërgojmë në Kushtetuese Asociacionin para anëtarësimit në Këshillin e Evropës

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e Ministrave “nuk është kërkesë formale”.

Kusari- Lila tha se procesi i dialogut dhe ai i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk kanë qenë të lidhura por po “mundohet” të bëhet një lidhje.

banner

“Tani është e qartë që dialogu dhe procesi i anëtarësimit në KiE nuk kanë qenë të lidhura. Politikisht po mundohen me bë një lidhje ose është shty me u bë një lidhje. Si e tillë kjo është kontraproduktive dhe i bie që në rast se shtyhet me një agjendë që po e dikton Serbia, përkundër që hapat e vet i ka në kundërshti me procesin e zbatimit të marrëveshjeve, atëherë është kontraproduktive edhe për shtetin tonë edhe për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovë”, tha Kusari- Lila.

Ajo tha se për 10 ditë nuk mund të bëhet diçka që nuk është për bërë për 10 vjet, derisa shtoi se në raportin që prezantohet para ministrave nuk shkruan si kusht dërgimi i asociacionit në Kushtetuese

“Nuk mundet me u bë diçka për 10 ditë ose dy javë sa kanë mbet çka nuk është bë për 10 vjet. Së pari nuk ka një draft statut të kompletuar, ka një propozim që nuk është formal, u është dhënë palëve, si propozim i tillë ai që ka ardhë përmes ndërmjetësve e pastaj është kërku me iu dhënë edhe opozitës dhe tashmë është publik, dokument që kanë pasë qasje të gjithë. Ka nevojë për trajtim të natyrës tjetër në punë që mundet me u bë për atë draft përfshirë edhe përfaqësuesit e komunave. Në raportin që prezantohet zyrtarisht para ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtarë të KiE, në asnjë pikë nuk shkruan si kusht që Kosova duhet ta dërgojë në Kushtetuese. Siç e dini që raporti i Bakoyannis nuk e parasheh këtë sepse ka shkuar si garanci letra e tre drejtuesve të shtetit për të gjitha marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre menjëherë pas anëtarësimit të Kosovës në KiE në proces të dyanshëm”, tha Kusari- Lila në “Pressing”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy