45
Të paktën 20 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se në total janë lëshuar rreth 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë sekuestruar lëndë narkotike dhe vlera monetare. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.