Osmani për Masakrën e Studimes: Dëshmi se Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima

by Nexhat

Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës së Vushtrrisë.

Në akademinë përkujtimore nën patronatin e kryetarit Ferit Idrizi, foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani tha se si komb dhe si shtet ende duhet të përballemi me plagë të hapura dhe të pashërueshme.

Ajo theksoi se historitë e masakrave janë dëshmi e fuqishme Kosova ishte viktima dhe jo agresori.

“Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten”, tha Osmani.

E para e vendit shtoi se kjo e vërtetë do të mbrohet kurdo dhe kudo.

“Ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha theksoi ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy