PRISHTINË/ Prokuroria ndalon Arijan Sijarinën, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj

banner

“I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy