Bayern Munich ka kaluar një muaj shumë të pazakontë, pasi brenda pak kohësh ka marrë tre refuzime radhazi për të drejtuar skuadrën bavareze nga vera, kur të largohet Thomas Tuchel.
Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, i kanë thënë “jo” ofertës së klubit të njohur gjerman dhe tashmë këtyre të fundit u duhet me çdo kusht një emër bindës për tifozët
Sipas mediave italiane, emri që tashmë është në majën e listës, është ai i Roberto De Zerbit.
Trajneri italian ka bërë mirë në sezonet e fundit nën drejtimin e Brighton në Angli, duke arritur edhe ta kualifikonte në Evropë për herë të parë në histori.
Trajneri ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen dhe sipas TMW, kanë nisur kontaktet e tij me klubin baverez, për të shqyrtuar mundësinë e kalimit të tij në Bundesligë
De Zerbi ndiqet edhe prej Milanit, ndaj Bayern Munich e ka me ngut të mësojë nëse ai është i interesuar apo jo, pasi kërkon që të gjejë sa më parë trajnerin e ri, në mënyrë që të qetësojë tifozët të cilët janë të pakënaqur me situatën e krijuar.