Incidenti në Lupç, nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit

by Nexhat

U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Sipas prokurorisë, S.H, F.H, A.H, F.M dhe B.M dyshohet se kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve,

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të  Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe B.M për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1  (një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

banner

Të plagosur në këtë incident kanë mbetur tre persona, teksa një ka marrë plagë nga thika.

“Me datë 01.05.2024 rreth orës 15:30 në rrugën e fshatit Lupq i Poshtëm në Podujevë, të  dyshuarit janë takuar në afërsi të pompes së derivateve Exfis, i kishin ndalur veturat në rrugë dhe kishin filluar të përleshen, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme. Të dy palët kishin përdorë armë, thikë dhe mjete të forta, ku nga të shtënat me armë dhe nga përdorimi i thikës janë plagosur të pandehurit F.M dhe B.M”, thuhet tutje në njoftim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy