MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

by Nexhat

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga shërbimi civil. Kutllovci thotë se ky vendim arbritrar i këtij komisionit disiplinor ka ardhur pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i kishte dhënë të drejtë ankesës së tij duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil”

Në vendimin për përjashtim nga shërbimi civil, Kutllovcit ia kanë përmendur edhe shkrimet që i ka bërë në rrjete sociale, letrën që ia ka shkruar kryeministrit Albin Kurti dhe një dekalratë për televizionin T7. “Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Kutllovci

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy