PRISHTINË/ Goditet me veturë një polic nga një grua që e kishte ndalur për kundërvajtje

by Nexhat

Një zyrtar policor, ka marrë lëndime pasi është goditur me veturë nga një grua që ishte ndalur për kundërvajtje.

E dyshuara  që e ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës. Lajmin Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është  larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy