Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se ai është zgjedhur në mënyrë meritore në krye të kanaleve televizive në RTK ,
Ai tha se është pjesë e RTK-së që nga viti 2000 dhe se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa poste në RTK.
“1. Unë jam pjesë e RTK-së që nga prilli i vitit 2000, duke qenë ndër punëtorët e parë që themelova drejtoritë kryesore të këtij institucioni pas luftës. 2. Nga viti 2015 deri në vitin 2023 kam shërbyer si kryeredaktor i shkëmbimeve ndërkombëtare dhe lajmeve. 3. 23 vjet më vonë, pjesë e kësaj familjeje mediale, kam konkurruar në disa pozita (Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i TV) për të hyrë në një garë të barabartë me kolegët e mi të RTK-së në një proces të monitoruar dhe të drejtë. Jam vlerësuar me notat më të larta si në testim ashtu edhe në intervistë nga komisioni profesional i emëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i cili më pas propozoi emrin tim për postin e drejtorit televiziv për tre kanale shqiptare (RTK 1, 3 dhe 4). Emri im u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e bordit të RTK-së. Pra nuk jam emëruar, por jam përzgjedhur brenda një procesi të rregullt”, tha Gërvalla.
Tutje ai tha se ka tri vite që nuk është pjesë e asnjë entiteti politik, teksa pranoi se ka mbështetur disa kauza të mëhershme nga partia në opozitë, pra Vetëvendosje
“4. Për sa i përket mbështetjes time për partinë tani në pushtet, prej vitesh nuk kam qenë pjesë e asnjë subjekti politik, që do të thotë se nuk kam shkelur asnjëherë ligjin apo ndonjë rregullore për konkursin publik. Megjithatë, e pranoj se kam qenë një gazetar mbrojtës i disa kauzave sociale dhe politike të ngritura në atë kohë nga opozita dhe organizata të tjera opozitare. Unë kam mbështetur dhe do të mbështes çdo çështje kombëtare të çdo organizate për mirëqenien e përbashkët, edhe sot jam zë opozitar dhe do të jem përgjithmonë”, tha tutje ai.
Ndër të tjera ai tha se RTK tani është më e pavarur se kurrë më parë.
“5. RTK-ja funksionon e pavarur më shumë se kurrë që nga themelimi i saj. E mira e gjithë kësaj është se i gjithë veprimi i këtij institucioni është publik dhe transparent dhe nga këndvështrimi im kam arritur që programi të jetë i paanshëm dhe raportimi profesional vetëm është rritur, nuk ka asnjë formë presioni nga jashtë apo nga ana ime. anash ndaj vartësve të mi”, tha ndër të tjera Gërvalla në postimin e tij.