400 euro gjobë, 5 pikë dhe patentën për 6 muaj qytetarit që drejtonte automjetin me fëmijë në timon

by Merita

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër në Mitrovicën e Jugut.

Në njoftim thuhet se atij i është marrë edhe patenta për 6 muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy