“Ata po kalojnë një ferr”- çfarë po ndodh në familjen mbretërore britanike

by Merita

Kate Middleton dhe Princi William po kalojnë një ferr që prej zbulimit të sëmundjes së rëndë të princesësh. Një nga dizajnerët që vesh 3 fëmijët e çiftit, George, Charlotte dhe Princit Louis ka shprehur shqetësimin për çiftin që prej diagnostikimit të princeshës me kancer.

Amaya Arrieta ndau këtë informacion shqetësues për çiftin.

“Edhe unë jam e shkatërruar për gjithçka që po ndodh me princeshën e Uellsin. Mendoj ata po kalojnë një ferr të vërtetë. Shpresoj që gjithçka të mbarojë shumë shpejt dhe ata të kthehen si më parë. Por çështja është vërtet shumë personale,”- shtoi Arrieta.

Stilistja me origjinë spanjolle, e cila punon prej vitesh pranë familjes mbretërore deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin.

Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj. Komentet e saj lënë të kuptohet për seriozitetin e situatës.

Kujtojmë që princesha Kate pak kohë më parë përmes një mesazhi me video zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po i nënshtrohej seanca kimioterapie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy