Erling Haaland shënoi katër gola – duke përfshirë një hat-trick në pjesën e parë – ndërsa kampionët Manchester City mposhtën ëolves 5-1 për të mbajtur kontrollin e garës për titull në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolas duhej patjetër t’i përgjigjej fitores së rehatshme të Arsenalit që më herët e kishte arritur ndaj Bournemouth.
Haaland goditi dy herë nga pika e bardhë në pjesën e parë, një herë shënoi me kokë përpara se të shënonte golin e katërt me një goditje mahnitëse.
Edhe zëvendësuesi Julian Alvarez gjithashtu u bë pjesë e golave të shënuar, ndërsa ngushëllimi për Wolves erdhi nga Hwang Hee-chan.
Fitorja e ngriti Cityn në numrin e pikëve duke ndjekur një titull të katërt radhazi në ligë, duke u kthyer kështu vetëm në një pikë mbrapa Topçinjve por me një lojë më pak.