Konjufca: Keqardhje kur dëgjon se BE mezi pret të bashkëpunojë me qeveritarë serb nën sanksione të SHBA-ve!

by engel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas urimit që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka bërë qeverisë së re serbe. Konjufca tha se me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim që të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alekandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka thënë Konjufca.

banner

Kujtojmë se, Borell dje e ka uruar kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, duke thënë se “mezi pres të punoj me ju për ta çuar Serbinë përpara në rrugën drejt BE-së”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy