Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

by Nexhat

Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

banner

Rasti po hetohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Zjarrvënie në tentativë”.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / ZJARRVËNIE NË TENTATIVË- Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq dje Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar duke thyer dritaren e shkolles, kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia ënë flakën objektit.

Mirëpo pasi janë vërejtur nga personeli i shkollës, ata janë larguar.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip  Rela, Prishtinë  03.05.2024 – 18:05.   Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy