49
Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Ylli shqiptar i Kosovës ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë 4 asistime në të gjitha garat deri tash në këtë edicion me ekipin rumun. E kjo ka bërë që 23-vjeçari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Menaxheri i futbollistëve, Serxhio Mezi, opinionist në “1 Station Radio” zbulon se interesim për ish-futbollistin e Ballkanit ka shfaqur Napoli. Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që në merkaton e verës Rrahmani të bëjë hapin e madh në karrierë.