Ambasadorët e QUINT’it shkuan sot te Kurti për shkak  të një takimi të rëndësishëm nesër në Strasbourg

by Nexhat

Nesër në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

 Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e nesërm në Strasbourg.

banner

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth axhendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe BE-së dhe rikujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Sidoqoftë s’dihet nëse nesër do të vendoset rreth çështjes së agjendës apo do të ketë hapësirë edhe më tej

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihtenshtajnit që kryeson me Këshillin e Evropës i ka thënë të hënën Gazetës Express se “rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publike pas mbledhjes së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin ministrat”.

https://twitter.com/albinkurti/status/1787566614897983594?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1787566614897983594%7Ctwgr%5E762035e92731e5d643974930ccac6b1a30e0a433%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasadoret-e-quintit-shkuan-sot-te-kurti-per-shkak-te-nje-takimi-te-rendesishem-neser-ne-strasbourg%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy