Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

by Nexhat

Barcelona tashmë është duke punuar fort për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka rënë dakord për gjithçka me lojtarin e parë që do të sjellë gjatë afatit kalimtar të verës.

Është mesfushori i Real Betisit, Guido Rodriguez, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 me kombëtaren argjentinase

banner

Megjithatë, Betis nuk ka dashur të vazhdojë kontratën me Rodriguez, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar.

Barcelona dyshohet se ra dakord për gjithçka me të në mars, pasi u bë e qartë se Betis nuk do të llogariste tek ai në sezonin e ardhshëm.

Sipas Transfermarkt, mesfushori 30-vjeçar ka një vlerë prej 24 milionë eurove dhe Betis është klubi i vetëm evropian që ai ka bërë karrierë

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Real Betis ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Ai te Barcelona pritet të zëvendësojë Oriol Romeun i cili do të largohet në verë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy