Glauk Konjufca: Nuk ju preferojë ta votoni kandidaten e VMRO-DPMNE, kanë koncepte antishqiptare

by engel

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski të hënën ka qëndruar në shtabin qendrorë të koalicionit VLEN në Shkup, ku ka takuar ish-kandidatin për president të këtij koalicioni, Arben Taravarin.

Pas publikimit të fotografisë ku shihen duke i shtrënguar duart, në mungesë të informatave, lindën shumë pyetje, se për çfarë faktikisht është biseduar në këtë takim, për mbështetje të kandidatës së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës në rreth të dytë apo për marrëveshje të mundshme për formimin e qeverisë.

banner

Megjithatë, takimi si duket ka kaluar pa i njoftuar mbështetësit e koalicionit VLEN nga Kosova.

Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, pasi që e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.

“Nuk qenkam i informuar për këtë takim. Mirëpo po të besoj, duke supozu që është e vërtetë, çka me thënë… Sa i kam parë unë personalisht, ato konceptet politike që i ka zhvilluar edhe Gordana Siljanovska, ato janë shumë koncepte antishqiptare. Ka një dyshim dmth për popullatën shqiptare atje dhe për të drejtat e saj. Unë jam shumë kundër këtyre koncepteve” ka thënë Glauk Konjufca.

Tutje ai shtoi:

“Unë do të isha kundër çfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla. Për arsye se unë i kam dëgjuar ato me vëmendje, është një koncept antishqiptar që e ka shpjegu vetë kandidatja”

“Unë nuk do të preferoja kurrfarë opsioni të tillë sepse është në dëm të shqiptarëve” përfundoi Glauk Konjufca, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silnjaovska Davkova zhvilloi një fushatë me retorikë nacionaliste madje duke propozuar edhe formimin e një tribunali për luftën e UÇK-së së vitit 2001.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy