Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar akademikun, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes së tij.
Krasniqi shprehet se veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Aganit në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në histori,
“Sot, kujtojmë me nderim Akademik Fehmi Aganin, i cili 25 vjet më parë u vra nga regjimi kriminal i Milloshevçit. Veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e vendit tonë. I përjetshëm është respekti për veprën dhe kontributin e Profesor Aganit!”, ka shkruar në Facebook, kreu i PDK-së.