Kurti thotë se Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë, përmend statistikat e policisë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes platformës “X” ka thënë se Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë.

Kurti është shprehur se faktet flasin vet, siç tha ai, duke hedhur poshtë ato që kryeministri i quajti gënjeshtra tinëzare, përcjell Klankosova.tv.

banner

Ai gjithashtu përmendi disa statistika të policisë, që tha se tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2024, në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje, ku 81 prej tyre kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy të etnive të tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 të etnive të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; dy në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tri vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”.

“Në Mitrovicën e Veriut një serb dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij. Në Graçanicë, një serb dyshohet se ka vrarë vëllain e tij. Rasti Banjska është i veçantë ku tre pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me Policinë e Kosovës pas vrasjes së zyrtarit policor Afrim Bunjaku më 24 shtator”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di që: Propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka shkruar Kurti në “X”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy