Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ai ka thënë se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka treguar edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

banner

“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”

Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën

“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.”

Ministri i Mbrojtjes ka shkruar se me ministrin polak janë dakorduar për vendosje të bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy shteteve.

“U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy