Paralajmërimi i Izraelit, UNICEF thotë se “Rafah është tash qytet i fëmijëve, të cilët s’kanë ku të shkojnë”

by Nexhat

Fëmijët në Rafah janë “veçanërisht të cenueshëm” dhe më shumë se 600,000 mund të përballen me “katastrofë të mëtejshme”, paralajmëroi në një deklaratë për shtyp të hënën UNICEF, shoqata bamirëse e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, pasi Izraeli lëshoi paralajmërime evakuimi për njerëzit në Rafahun lindor që të lëvizin në perëndim të rripit të Gazës.

“Rafah është tani një qytet i fëmijëve, të cilët nuk kanë ku të shkojnë të sigurt në Gaza”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, sipas njoftimit, raporton CNN.

“Nëse fillojnë operacionet ushtarake në shkallë të gjerë, jo vetëm që fëmijët do të rrezikohen nga dhuna, por edhe nga kaosi dhe paniku, dhe në një kohë kur gjendja e tyre fizike dhe mendore tashmë janë dobësuar”, shtoi ajo.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u bënë thirrje njerëzve në Rafahun lindor që “të evakuohen menjëherë” të hënën, një ditë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Galant u tha trupave në Gaza që të prisnin “aksione intensive” në qytetin jugor “në të ardhmen e afërt”.

Evakuimi ishte në përgatitje për “një operacion në shkallë të kufizuar në zonën e Rafahut Lindor”, tha në një konferencë shtypi të hënën zëdhënësi ndërkombëtar i IDF, Kol Nadav Shoshani.

Fëmijët përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë aktuale prej 1.2 milionë banorësh të Rafahut, “shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë dhe të cilët janë strehuar në tenda ose banesa joformale dhe të paqëndrueshme”, sipas UNICEF.

Organi i OKB-së tha se fëmijët “po vriten dhe lëndohen në mënyrë disproporcionale”, duke cituar Ministrinë palestineze të Shëndetësisë që thotë se më shumë se 14,000 fëmijë janë vrarë që nga tetori 2023

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy