Pas Spanjës edhe Italia rrezikon përjashtimin nga EURO 2024 për të njëjtën arsye

by Merita

Një situatë e pazakontë po zhvillohet gati një muaj para fillimit të Euro 2024.

Spanja dhe Italia, kundërshtare të Shqipërisë në grupin e Europianit, rrezikojnë përjashtimin nga ky aktivitet nëse shtetet përkatëse nuk heqin dorë nga vendimi për të kontrolluar federatat e futbollit.

banner

Më saktësisht, shteti spanjoll ka ndërtuar një komision monitorimi dhe kontrolli për Federatën Spanjolle të Futbollit, duke parë situatën e krijuar pas shkarkimit të presidentit Luis Rubiales dhe akuzave për abuzime të Roha, pasardhësit të tij më të mundshëm që gëzonte mbështetjen e federatave rajonale.

Shteti ka bllokuar zgjedhjet dhe për momentin është Ministria përkatëse për sportin ajo që kontrollon Federatën, me një komision i cili duhet të normalizojë situatën e saj.

FIFA dhe UEFA janë kundër kontrollit nga qeveritë të Federatave, edhe pse për shembull në vendet arabe e lejojnë hapur një gjë të tillë, ndaj kanë kërcënuar Spanjën me përjashtim nga aktivitetet zyrtare.

Tani, edhe Italia po bën të njëjtën gjë, por në një mënyrë pak më të ndryshme.

Qeveria është gati të miratojë një akt ligjor për krijimi e një “Agjencie për vigjilencën ekonomike dhe financiare të shoqatave sportive profesioniste”.

Kjo e fundit mund të kontrollojë të gjitha paratë që hyjnë e dalin nga shoqatat sportive, përfshirë edhe federatën.

Në teori, kjo agjenci duhet të shërbejë vetëm për të kontrolluar nëse ka apo jo shkelje financiare.

Por UEFA-s nuk i pëlqen një gjë e tillë, ndaj ka lënë të kuptohet se miratimi i një agjencie të tillë do të sjellë pasoja të rënda për Italinë.

Edhe në këtë rast, kërcënimi me përjashtimin nga Europiani është mëse i mundshëm.

Me kërcënime të tilla, mbetet të shihet si do të reagojnë shtetet në fjalë, dy prej më të mëdhave në Europë me një peshë politike, por edhe sportive shumë të rëndësishme.

Shtetet e vogla, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë bërë prapakthehu në të kaluarën.

Por Spanja dhe Italia mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për UEFA-n, duke i hequr asaj një mburojë të fortë që kishte krijuar për drejtuesit e Federatave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy