Shkodër: Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të mbytur në lumin Buna

by Merita

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë.

Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare që u gjet ditën e djeshme dhe u përcoll sot për në banesën e fundit.

banner

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe fëmijës së tretë.

Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën.

Balla: Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës të jetë po në këtë zonë kështu që policia, RENEA dhe Forcat e Sigurisë dhe të tjera dhe peshkatarët e zonës që i falenderoj po vazhdojnë non-stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarje e rëndë fjalët nuk i lidhim dot. Dua që nga ky moment t’u bëj thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri sepse duhet t’i japim më shumë vlerësim ta kalojnë këtë momentin e vështirë për të shmangur kalvarin e vuajteve.

Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajza dhe grua përballet në punë, rrugë. E kam thënë shpesh që na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarëshoqëror sepse një rol këtu luan shoqëria vëllai, motra. Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë sepse thonë çfarë do thotë shoqëria, bota, ja pra ku gjendemi dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Na duhet të reagojmë me parandalim. Duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit.

A ka pasur denoncim më pare nga bashkëshortja për dhunë?

Balla: Drejtori i policisë më ka informuar që nuk ka patur një denoncim të tillë. Nganjëherë nuk duhet pritur denoncimi duhet të rrisim ne përmes inteligjencës për të marrë informimin. Nuk dua të jap përgjigje për çfarë thotë bashkëshorti.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy