Sulm me dron në Rusi, vriten 7 persona, 35 të plagosur

by engel

Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron në rajonin rus të Belgorod, në kufij me Ukrainën.

Lajmi është raportuar nga BBC, që citon guvernatorin e rajonit Vyacheslav Gladkov, i cili ka thënë se sulmi është kryer nga forcat ukrainase pranë fshatit Berezyovka. Sipas tij, droni goditi minibusët që transportonin punëtorët në një fabrikë mishi. Ai shtoi se në rajonin e Belgorod u kryer edhe disa sulme të tjera me dron nga Ukraina.

banner

Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, forcat e drejtuara nga Kievi kanë kryer sulme të herëpashershme në rajonin e Belgorodit. Sulmi më vdekjeprurës në Rusi ka ndodhur në muajin dhjetor, kur një sulm me dronë dhe raketa vranë 25 persona dhe plagosën 100 të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy