Ymeri: Mospranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

by Nexhat

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).

“Kurti e bën fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin, sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë”, u shpreh Ymeri

banner

Sipas tij, kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.

“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që veç ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëhesh i pabesueshëm, kur bota dhe shoqëria funksionin në bazë të  fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë, unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri

Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura, sipas Ymerit, të ndëshkojnë.

“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy