Borussia Dortmundi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Dy skuadrat e nisën përballej me një kujdes të shtuar, duke pritur gabimin e njëra-tjetrës, por që një gjë e tillë nuk ndodhi
Rastin e parë serioz në ndeshje e krijoi Dortmundi, kur rrezikoi me anë të Julian Ryerson në minutën e 19-të, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
PSG mundohej të gjente hapësira në mbrojtjen e mysafirëve me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen, mirëpo dyshja nuk ishin efektiv.
Dortmundi lëshoi një tjetër rast shënimi, tani nëpërmjet Karim Adyemit, që lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 35-të, por Gianluigi Donnarumma ishte në vend
Pjesa e dytë nisi furishëm, me dy skuadrat që kishin raste, por që gjermanët ia dolën të realizonin.
Warren Zaire-Emery (47’) nuk ia doli ta fute topin në rrjetë, kur porta ishte e zbrazët, duke goditur shtyllën e djathtë.
Por, Dortmundi u kundërpërgjigj me anë të Mats Hummels, që realizoi për 1-0 vetëm tre minuta më vonë.
Në minutën e 60-të, Goncalo Ramos lëshoi një rast të sigurt, duke goditur mbi portë me një volej.
⏱️ 65’ – Dembélé s'écroule aux abords de la surface… Coup franc à suivre pour nos Parisiens.#PSGBVB 0️⃣-1️⃣ I #UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 7, 2024
Një minutë më vonë, Nuno Mendes lëshoi një goditje të fortë nga distanca, por që goditi vetëm shtyllën e majtë
Dortmundi mendoi se shënoi edhe golin e dytë në minutën e 77-të, por Hummels ishte thellë në pozicion jashtë loje.
Tre minuta më pas, Mbappe tentoi sërish për të barazuar shifrat, por sërish ishte i pafat, pasi Gregor Kobel bëri pritje fantastike.
Kështu, Dortmundi ia doli të mbahej deri në fund, për të kaluar në final, aty ku e pret fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Bayern Munichut që zhvillohet të mërkurën mbrëma (8 maj) në Santiago Bernabeu nga ora 21:00.