Ferizaj: policia rajonale shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba dhe hoqi 13 patentë shoferë në një javë

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, se policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 256 gjoba dhe ka hequr 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje me të rënda në komunikacion gjatë javës së kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, janë raportuar edhe 28 aksidente.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 29/04/- 05/05/2024 ka shqiptuar 1256 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 28 aksidente, prej tyre : -Aksidente me lëndime, 3 Persona të lënduar, 10 -Aksidente me dëme materiale, 25”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy