Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj.”

banner

Ai ka thënë se serbët më pas u hakmorën për humbjet e pësuara duke vrarë banorët civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione tjera. Kurti ka përmendur emrat e tyre.

“Për humbjet e pësuara atë ditë, policët serbë u hakmorrën duke vrarë këta banorë civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera: Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Gani Ibrahimi, Demush Lataj, Hasan Smajli, Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura dhe Halit Nura.”

Kurti ka shkruar emrat e të gjithë personave që u vranë nga forcat serbe më 8, 10 dhe 11 maj të vitit 1999.

“Të nesërmen më 8 maj 1999, nga policët serbë u vranë edhe Megzon Boshnjaku, Neki Pula, Halil Gashi, Kujtim Nuka dhe Faik Qava. Kurse më 10 maj, u vranë edhe Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti, Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani, Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina. Të nesërmes më 11 maj 1999, u vranë po ashtu Shyhrete Dana dhe Ramadan Dana.”

Kurti ka thënë se disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka pasur drejtësi ëpr viktimat civile.

“Disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar qysh në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka patur drejtësi për viktimat civile që u vranë ato ditë.”

Ai ka thënë se krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk vjetrohen e as nuk harrohen.

“Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen. Ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund! Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë gjatë atyre ditëve të majit 25 vite më parë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy