“Buxhet i dyfishuar, armatim i trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit”, Kurti në takim me komandant Jasharin: Rritja e FSK-së është e paparë

by Merita

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti ka bërë të ditur permes rrjeteve sociale se është takuar mbrëmë me komandantin e FSK’së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Ata kane biseduar gjatë “për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme”.

banner

Kurti ka shkruar se rruga e sigurt drejt NATO’s është forcimi e zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy