Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

by Nexhat

Ish-mesfushori  i Manchester United, Paul Pogba, ka humbur vëmendjen mediatike pasi më herët gjatë këtij viti ishte dënuar me katër vite për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.

31-vjeçari një kohë argëtonte tifozët në ‘Old Trafford’ me driblimet dhe pasimet e tij, megjithatë mungesa e konsistencës bëri që aventura e tij në Anglia mos të mbushte asnjëherë pritshmëritë

banner

Ai kaloi gjashtë vite tek ‘Djajtë e Kuq’ duke luajtur nën menaxhimin e një sërë trajnerësh të ndryshëm duke përfshirë Jose Mourinhon me të cilin fitoi Ligën e Evropës, Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick.

Pogba më pas eventualisht u transferua tek Juventusi në 2022 si lojtar i lirë por lëndimet e penguan atë të luajë rregullisht në Turin.

Në gusht të vitit 2023 ai dështoi të kalonte testin e dopingut pas ndeshjes me Udinesen, dhe kësisoji morë një dënim prej katër vitesh jashtë fushave të futbollit, që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në gusht të vitit 2027.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy