Xhihadi Islamik Palestinez i përgjigjet me raketa bombardimeve izraelite në Rafah

by Merita

Krahu i armatosur i grupit të Xhihadit Islamik Palestinez deklaroi se kishte lëshuar raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, duke iu përgjigjur granatimeve të rënda izraelite të qytetit Rafah.

“Ne shënjestruam me një breshëri raketash (qytetin) Sderot, (kibuc) Nir Am dhe vendbanime të tjera në perimetrin e Gazës,” tha në një deklaratë grupi militant palestinez, një zonë e Izraelit e vendosur rreth Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite tha se sirenat u dëgjuan në zonat përreth Rripit të Gazës.

Nga sulmet izraelite raportohet se 8 persona kanë humbur jetën në Rafah.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy