“Zidane ishte idhulli i babait tim” – Bellingham tregon arsyen pse mori fanellën me numrin pesë

by Nexhat

Jude Bellingham është sensacioni i këtij viti te Real Madridi dhe në përgjithësi në futbollin evropian.

Anglezi iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmund dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij

banner

Ai mori një numër legjendar te Real Madridi si 5 që dikur e mbante ish-futbollisti francez Zinedine Zidane.

Bellingham ka shpjeguar se Zidane ka qenë idhulli i babait të tij dhe ky si i vogël gjithmonë e pyeste “Kush është Zidane”?.

“Babai im vishte gjithnjë në shtëpi fanellën e Zidane dhe kur mbërrita këtu verën e kaluar ma dhuroi. Ai e vishte atë bluze gjithmonë dhe unë e pysja; Po kush është ky Zidane? Dhe ai më thoshte se kur të rritesha do të njihesha me të nëpërmjet Youtube”, tha Bellingham

Ai nuk ka harruar ta falënderojë Jesus Vallejon që ia dhuroi numrin, por thotë se nuk do të jetë si Zidane pasi është ndryshe. Gjithsesi anglezi ka shtuar se për të është nder i madh që bartë këtë numër.

Tani që mbaj veshur numrin pesë për mua do të thotë shumë. Dua të falenderoj edhe Vallejon, pasi kjo fanellë ishte e atij para se unë të transferohesha te Reali. E admiroj shumë Zidane dhe është një numër që më frymëzon”.

“Nuk dua të jem si Zidane sepse unë jam ndryshe, por jam i lumtur që mbaj këtë fanellë dhe këtë numër. Për mua është nder i madh”, tha Bellingham.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy