Ambasadori Jeff Hovenier viziton kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

by engel

Kryetari i komunës së Prishtinës z. Përparim Rama ka pritur sot në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë hirësinë e tij Jeff Hovenier. Në takim është biseduar për çështje të ndryshme ndër të cilat edhe rritja e demokracisë në qeverisje, festimin e ditës së Pavarësisë së SHBA-ve që shënohet me 4 Korrik dhe festimet për ditën e çlirimit të Prishtinës.

Këtë njoftim kryetari i Prishtinës e ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale i cili ndodhet më poshtë.

banner

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tanimë mikun tonë, z. Jeff Hovenier, biseduam për ide e projekte bashkëpunimi në fusha të qeverisjes së mirë e demokratizimit. Ndër të tjera folëm edhe për festimin e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve si dhe 11 qershorit, ditës së çlirimit të Prishtinës. Ambasadori Hovenier përshëndeti edhe Asambleistët e Kryeqytetit gjatë seancës së sotme. Përherë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy