“Asociacioni s’duhet të jetë parakusht për anëtarësimin në KiE”, Panariti: Shqipëria të evitojë kontaktet direkte me Beogradin, të mbështesë Kurtin

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar vendosjen e Asociacionit si kusht për Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Europës

Ai u shpreh se Kurti është konsistent dhe stoik në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se anëtarësimi në KiE nuk duhet të ketë parakusht asociacionin

Sipas tij është i gabuar qëndrimi i Shqipërisë si palë në çështjet për avancimin e dialogut Prishtinë Beorgad pasi Tirana zyrtare ka vetëm një rrugë, të evitojë kontaktet direkte me Beogradin dhe të mbështesë pa kushte qeverinë e Albin Kurtit

“Kurti është shumë konsistent dhe stoik në qëndrimin e tij. Anëtarësimi në KiE nuk duhet të ketë parakusht asociacionin. Kjo duhet të jetë pjesë e planit franko-gjerman. Spostimi i kësaj çështje dhe futja si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE është devijim nga plani dhe marrëveshja e Prespës . Në këtë mes mbështes Kurtin dhe mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vijim. Dëshiroj të theksoj se është i gabuar qëndrimi i Shqipërisë si palë në çështjet për avancimin e dialogut Prishtinë Beorgad. Shqipëria ka vetëm një rrugë, të evitojë kontaktet direkte me Beogradin dhe të mbështesë pa kushte qeverinë e Albin Kurtit, si e zgjedhura nga populli”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy