Këshilltari i Kurtit: BE-ja duhet t’i heqë masat, që të mos dëmtohet kredibiliteti i një organizatë demokratike

by engel

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit, nga këshilltari politik i Zyrës së Kryeministrit, Jeton Zulfaj, po konsiderohen të pa drejta dhe absurde.

Zulfaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se  vendosja e masave ndaj Kosovës ishte gabim i BE-së dhe se ato dehet që të hiqen sa më parë.

banner

Sipas tij, BE-ja duhet ti heq këto masat në mënyrë që të mos dëmtoj kredibilitetin e saj si një organizatë ku ka demokraci, të drejta të njeriut e sundim të ligjit.

“Nëse e rikujtoni se si janë vendosur këto masa për shkak të situatës eskaluar në veri të Kosovës si rezultat që kryetarët shkuan në vendin e tyre të punës, një vit pas edhe dy kryetarët tjerë shkuan në vendin e tyre të punës. Në mënyrë të qetë, pa incidente dhe pa protestë, pra kemi një situatë krejt tjetër, ka qenë veprimi jonë i drejtë atëherë e masat e pa drejtat në atë kohë. Pra zgjedhjet që u organizuan tash për ti shkarkuar kryetarët aktual e që dështuan sepse nuk u arrit pragu janë tregues që situata atëherë nuk ishte për masa ndaj Kosovës por për ti mbështetur kryetarët të cilët dolën nga zgjedhjet e njohura nga shtetet e QUINT-it për shkak se komuniteti serb në Kosovë u detyrua që ti bojkotojë me presionin e Serbisë. Ato masa ishin të pa drejta dhe u vendosen gabimisht, kurse sot janë absurde dhe i takon BE-së që t’i heq ato sa më shpejt në mënyrë që të mos e dëmtoj kredibilitetin e BE-së si një organizatë ku ka demokraci të drejta të njeriut e sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Këshilltari politik i Kurtit ka thënë se si Qeveri kanë takime të vazhdueshme me institucionet e BE-së dhe se kërkesat e tyre ndaj tyre kanë qenë gjithmonë që këto masa të hiqen.

Ai ka shtuar se Kosova është duke u përballur me agresion nga Serbia, dhe sipas tij, në vend që BE-ja të mbështet një shtet demokratik (Kosovën) ajo vendos masa, që ai i cilëson si absurde.

“Ne kemi takime të vazhdueshëm me institucionet të ndryshme të BE-së siç e keni parë janë edhe publike dhe kërkesa jonë ka qenë vazhdimisht ndaj institucioneve të ndryshme që ato te hiqen sa më parë. Por mendoj që përgjigjen e kanë dhënë ata publike sa i takon BE-së, ne po presim që BE ti heq ato sa më parë, sepse janë absurde. Sigurisht ne nuk marrim vendim për BE-në, por jemi në një proces ku përball e kemi një shtet autokratik me një autokraci në rritje i cili kërcënon Kosovën dhe tenton që të shkaktoj tensione herë pa here. Në vend që të mbështetet shteti demokratik, e zhvillimi e progresi në Kosovë, të vendosen masa është absurde, ato duhet të hiqen sa më parë”, ka thënë ai. 

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës një vit më parë përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy