Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se Washingtoni zyrtar mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarët për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës,
Hovenier ka thënë se SHBA përkrah përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multi-etnike.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në patentë shoferë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës
“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
The United States welcomes the Kosovan government decision to facilitate the issuance of Kosovan driver’s licenses to all citizens of Kosovo. We support efforts that enable further integration and advance our shared vision of an inclusive, multiethnic Kosovo.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 8, 2024