Ngrohja Globale, “Copernicus”: Situata nuk është normale!

by engel

Athina u mbulua nga një stuhi pluhuri portokalli, ndërsa Finlanda nga një shtresë dëbore teksa Europa theu rekordet meteorologjike në prill. Kështu thotë agjencia e BE-së për klimën.

Të dhënat nga “Kopernikus” tregon se temperatura e ajrit sipërfaqësor muajin e kaluar ishte 15.3 gradë Celsius, ose 0.67 gradë më shumë se mesatarja e prillit nga vitet 1991-2020.

banner

Drejtori i “Kopernikus”, Carlo Buontempo, nga Boni i Gjermanisë, thotë se nga të dhënat e fundit duhet të bien këmbanat e alarmit.

Shkrimi i Carlo Buontempo, drejtor i agjencisë meteorologjike “Copernicus”:

“Nuk është një normalitet i ri. Do të ishte mirë të ishte diçka normale. Por është vetëm një hap drejt një të ardhmeje që vijon të evoluojë dhe temperaturave që do të rriten”.

Ndërsa studiuesit thonë se bota ka kaluar nga sistemi meteorologjik “El Niño” tek ai “La Niña” që prej dhjetorit, që mund të mos mjaftojë të ulë temperaturat e oqeanit, ka pak gjasa që ai të ketë një efekt lehtësues ndaj klimës që ngrohet. Të dhënat vijnë teksa Evropa kaloi një nga verat më të ngrohta vitin e kaluar./Euronews Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy