Nuk duan as ndihmën e tyre, rusëve dhe bjellorusëve u ndalohet edhe të dalin vullnetarë në Lojërat Olimpike

by Nexhat

Rreth 45,000 vullnetarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë, por mes tyre nuk do të ketë asnjë nga Rusia dhe Bjellorusia.

Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë pranuar 300,000 aplikime për vullnetarizëm, dhe në mesin e tyre kanë zgjedhur 45,000 persona

banner

Midis tyre kishte një numër të caktuar njerëzish nga Rusia dhe Bjellorusia, por më pas ata u informuan se shërbimet e tyre nuk ishin të nevojshme.

Në mesazhet drejtuar vullnetarëve nga Bjellorusia dhe Rusia, duke i informuar ata për ndryshimin e vendimit, organizatorët francezë deklaruan “kodin e brendshëm të sigurisë”

Kujtojmë se atletët rusë dhe bjellorusë nuk do të mund të garojnë nën flamujt e tyre sepse vendet e tyre po marrin pjesë aktive në agresionin kundër Ukrainës dhe do të mund të garojnë vetëm nën flamurin neutral të IOC

Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy