Po bënin gara shpejtësie, gjobiten me nga 500 euro dhe iu merren lejen për një vit

by Merita

Policia në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ka gjobitur dy shoferë për gara shpejtësie.

Rasti ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, ku dy te rinj, të moshës 22 dhe 29 vjeçare janë gjobitur me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe u janë marrë patentat për një vit.

banner

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 08.05.2024 rreth orë 02:40 në rrugën “Rexhep Bislmi”, Ferizaj, ka ndaluar shoferët: B.Z (M/K) i moshës 29 vjeçar dhe E.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit pë 12 muaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjithashtu policia fton qytetarët për bashkëpunim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy