Pohoi se mund të shkaktojë “trombozë të rrallë”, AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

by Merita

Ditët e fundit kompania kishte pranuar se vaksina mund të shkaktojë “trombozë të rrallë”.

AstraZeneca tha sot se ka filluar një tërheqje në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19. Këtë e kanë raportuar mediat ndërkombëtare. Kompania farmaceutike shtoi se do të tërheqë autorizimet e marketingut për Vaxzevria në Evropë.

banner

AstraZeneca justifikon vendimin e saj duke folur për një “tepricë të vaksinave të përditësuara në dispozicion”. Kompania anglo-suedeze në fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë proceseve ligjore në Londër se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë trombozë si një efekt anësor i rrallë.

Pohimi mund të hapë rrugën për dëmshpërblime shumëmilionëshe, thonë mediat britanike.

Dje Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi ​​një paralajmërim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim. AstraZeneca – vijon gazeta britanike – tha se vendimi u mor sepse tani janë në dispozicion një sërë vaksinash më të reja që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19.

Kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk prodhohet apo furnizohet më.
Kompania më pas thekson se si “përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe shihen gjerësisht si një komponent kritik për t’i dhënë fund pandemisë globale”.

Së fundi, Guardian kujton se si, megjithëse vaksina ishte përgjithësisht e sigurt dhe efektive, ajo mbartte rrezikun e një efekti anësor të rrallë por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni ose TTS.

Sindroma e rrallë u shfaq në rreth dy deri në tre persona nga 100,000 të vaksinuar me vaksinën Vaxzevria./Informim/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy