Presidenti Xi Jinping në Beograd, qëllimi i vizitës, shtrirja e ndikimit të Kinës në Evropë

by Merita

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në Serbi, në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës.

Xi udhëtoi nga Franca, ku ishte takuar paraprakisht me presidentin Emmanuel Macron, i cili i bëri trysni atij t’i lehtësojë kufizimet e Kinës për tregtinë dhe ta përdorë ndikimin e tij ndaj Rusisë për ndaljen e luftës së Kremlinit në Ukrainë.

banner

Lideri kinez ka shumë mundësi të përballet me më pak presion në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht ka kërkuar t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht se thotë se synon ta anëtarësojë vendin e vet në Bashkim Evropian.

Xi u mirëprit në aeroport nga Vuçiq, kryeministri Millosh Vuçeviq, kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq, ish-presidenti Tomisllav Nikolliq, si dhe ambasadorja serbe në Kinë, Maja Stefanoviq.

Pas qëndrimit në Serbi, Xi do të udhëtojë në Budapest, ku kryeministri hungarez, Viktor Orban, pritet t’i ofrojë mikpritje në ngrohtë. Edhe Orbani ka mbajtur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, edhe pse Hungaria është anëtare e BE-së.

Në vizitën e tij të dytë në Serbi në tetë vjetët e fundit, Xi me siguri do të bisedojë për një sërë temash me Vuçiqin – nga politika e jashtme te ekonomia, teknologjia dhe kultura. Politikat nacionaliste dhe miqësore ndaj Rusisë të Vuçiqit e kanë alarmuar Perëndimin.

Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” mes dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Xinë “mik të madh” të Serbisë.

Mediat serbe raportuan për masa të mëdha të sigurisë gjatë vizitës së Xi. Rreth 3.400 pjesëtarë të sigurisë janë angazhuar për t’u kujdesur për sigurinë e delegacionit të Xi, i cili përbëhet nga 400 anëtarë.

Para vizitës së presidentit kinez, Beogradi u stolis me flamuj të Serbisë dhe të Kinës, si dhe me mesazhe mirëseardhëse në gjuhën serbe dhe atë kineze përgjatë rrugës nga aeroporti drejt qendrës së qytetit.

Avioni i Xi u shoqërua nga avionët luftarakë MiG-29 pasi mbërriti në hapësirën ajrore të Serbisë./REL

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy