Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë
Nga atje Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili sipas tij është një prioritet për të cilin vendi do duhet të realizojë “detyrat e shtëpisë”
“Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.
Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha Rama