Traditë dhe inovacion, Ferrari zbulon “xhevahirin” e ri

by Merita

Një kryevepër mes traditës dhe inovacionit. Ferrari do të thotë motor V12 dhe kështu marka e famshme italiane ka zgjedhur ta quajë makinën e re 12 Cilindri (12 Cilindra).

Ky mund të jetë Ferrari i fundit me një V12 dhe drejtuesit e markës kanë dashur të mahnitin të gjithë klientët e tyre duke prezantuar njëkohësisht edhe versionin Spider të kësaj makine. Dy “bisha” në një.

banner

Motori F140HD i montuar në Ferrari 12Cilindri është versioni i ri i V12 ikonë të Maranellos me aspirim natyral, shprehja më e pastër e shpirtit të Ferrarit. Performanca e pashembullt dhe ekskluziviteti e bëjnë atë një trashëgimtar të denjë të berlinetave legjendare që kanë shkruar historinë e kompanisë.

Aerodinamikë aktive me dy kapakë të vërtetë që hyjnë në veprim nga 60 km/h deri në 300 km/h për të garantuar ngarkesën më të madhe të mundshme.

Elegante, por edhe sportive. Duke ruajtur një pamje sensuale, tipike Ferrari, makina e re do të kushtojë 395 mijë euro, ndërsa versioni Spider 430 mijë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy