Ursula von der Leyen: AfD-ja po bën propagandë në dobi të presidentit rus, Vladimir Putin dhe po spiunon për Kinën

by engel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi partinë AfD se po “tradhton” Gjermaninë, përderisa partia e ekstremit të djathtë është duke u përballur me skandale para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) muajin e kaluar u përball me një skandal, pasi një këshilltar parlamentar i kandidatit kyç të partisë për zgjedhjet evropiane – që mbahen në qershor – u arrestua nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

banner

Kandidati, Maximilian Krah, po ashtu më herët është përfshirë në pretendimet e propagandës ruse.

Sjellja e AfD-së është “në mënyrë shkatërruese e pandershme”, tha von Cramon gjatë kongresit të partisë së saj të Unionit Kristiano Demokrat, që u mbajt në Berlin.

Sipas saj, AfD-ja “po bën propagandë për [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe po spiunon për Kinën” para zgjedhjeve evropiane.

“Fillimisht, AfD-ja ankohet për njerëzit dhe atdheun, më pas AfD-ja tradhton po këtë atdhe tek autokratët. Duhet t’iu vije turp”.

Sipas von Cramon, programi i partisë së ekstremit të djathët për zgjedhjet evropiane do të shkatërronte vende të punës dhe e akuzoi AfD-në se po dëshiron që ta nxjerrë Gjermaninë nga BE-ja.

Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, po kërkon një mandat të dytë në postin e shefes së KE-së.

Sipas sondazheve, AfD-ja është në mesin e disa partive të ekstremit të djathtë në mbarë Evropën që pritet të dalin mirë në zgjedhje./Radio Evropa e Lirë

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy