Zuckerberg i bën vetes dhuratë për ditëlindje superjahtin 300 milionë dollarësh

by Merita

Mark Zuckerberg i ka bërë vetes dhuratë një jaht të ri, 118 metra të gjatë. CEO i Meta-s ka investuar 300 milionë dollarë në jahtin që ka hapësirë për 24 të ftuar dhe 48 anëtarë të ekuipazhit.

Launchpad, i cili u pagëzua si “Projekti 1010” gjatë ndërtimit, fillimisht u porosit në kantierin holandez Feadship nga oligarku rus Vladimir Potanin.

banner

Oligarku është aksionari kryesor i Norilsk Nickel, një kompani minerare siberiane që prodhon 15% të nikelit dhe 40% të paladiumit të përdorur në botë. Para fillimit të luftës, pasuria e tij vlerësohej në mbi 30 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në Rusi.

Dizajni i Launchpad u trajtua nga studio e arkitektit Espen Øino, ndërsa ambientet e brendshme iu besuan studios franceze Zuretti Interior Design. Sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë e detyruan më pas Potanin të hiqte dorë nga porosia.

Pasi sanksionet perëndimore penguan Potanin të përfundonte blerjen e anijes, jahti u ul në kantierin holandez për disa kohë, përpara se autoritetet holandeze të jepnin dritën jeshile për shitjen te një blerës i ri.

Jahti, u pa së fundmi i ankoruar në Port Everglades të Floridas. Tashmë në mesin e dhjetorit, disa media kishin raportuar një vizitë të Zuckerberg në kantierin e anijeve Feadship në Holandë dhe pas asja ndalese të bashkëthemeluesit të Facebook, anija u pa në ujërat e SHBA.

Dhe kjo vetëm sa nxit hipotezën se blerësi përfundimtar është themeluesi i Facebook, i cili e ka marrë në zotërim jahtin në prag të ditëlindjes së tij, të cilën do ta festojë më 14 maj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy