Bayer Leverkusen i sigurt për kualifikim kundër Romës, nxjerr në shitje biletat e finales

by engel

Epërsia 2-0 e fituar në ndeshjen e parë, një sezon i tërë (48 ndeshje) pa humbje, fitorja e Bundesligës, ndeshja e kthimit në shtëpi. Dukshëm Bayer Leverkusen ndihet shumë i sigurt për arritjen në finalen e Ligës së Evropës dhe këtë e tregon një postim informues për tifozët në lidhje me mënyrat e shitjes së biletave për finalen e cila do të luhet në Dublin më 22 maj.

Postimi u modifikua pak minuta më vonë me hipotezën “nëse arrijmë në finale”, por nën postim tashmë kishin lëshuar komente tifozët e Romës, të cilët në mënyrë supersticioze uronin arritjen në finale…

banner

PËR REKORD – Fitorja ndaj Frankfurtit bëri që Leverkusen të barazonte rekordin për ecurinë më të gjatë të pamposhtur në të gjitha ndeshjet e nivelit të lartë që nga prezantimi i konkurrencës evropiane. Klubi ndan këtë arritje me gjigantin portugez Benfika që e drejtuar nga Bela Gutman vendosi rekordin mes viteve 1963-65. Leverkusen do të ketë shansin të thyejë rekordin sot kur do të luajë kundër Romës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Europës.

Ndërkohë, ecuria më e mirë pa humbje e të gjitha kohërave është ajo prej 62 ndeshjesh pa humbje që u vendos nga klubi skocez i Sëlltikut nga 1915-1917, megjithatë, ato ndeshje ishin të gjitha në kampionatin vendas./Panoramasport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy