Bislimi uron VMRO’në, e përmend formimin e Qeverisë së koalicionit atje- shpreh gatishmëri për bashkëpunim

by Nexhat

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka uruar subjektin politik nga Maqedonia e Veriut VMRO për fitoren e arritur të mërkurën e 8 majit në zgjedhjet parlamentare si dhe presidenciale.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të punuar së bashku me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimin rajonal.

banner

Bislimi përmendi edhe formimin e Qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është  e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në platformën X, të enjten

Qeveria e Kosovës ka qenë e përfshirë në Maqedoninë e Veriut duke përkrahur koalicionin VLEN, që doli e katërta në nivel nacional dhe pas Frontit Evropian në kampin shqiptar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy