Çështja e Asociacionit, Kusari-Lila: Në këtë kohë s’ka mundësi që draft-statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

by Nexhat

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ishte temë diskutimi në edicionin e sontëm të Rubikon në Klan Kosova.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se në këtë moment nuk ka mundësi në këtë kohë që draft-statuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Duhet të dërgohen vendime, ose ligje në momentin kur ato miratohen dhe kontestohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo .

Rrugëtimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duket se ka hasur në probleme.

Kjo pasi që vendet si Franca dhe Gjermania, thuhet se po kërkojnë nisjen e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy